Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit, në të cilën janë trajtuar një varg çështjesh që kanë të bëjnë me situatën e përgjithshme e sigurisë në këtë komunë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ky trup ka konstatuar se gjendja e sigurisë në Shtime është e qetë dhe stabile.
Kryetari i Komunës, Naim Ismajli, njëherësh kryesues i KKSB-së, ka dhënë një varg informatash të përgjithshme rreth sigurisë në këtë qytezë.
“Shprehim gatishmërinë që në emër të institucionit të Komunës për të bashkëvepruar me të gjithë aktorët relevantë lokalë me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë në komunën tonë. Për rastet e veçanta, specifike, qoftë në shkolla apo shoqëri, dëshirojmë që të kursehemi nga paragjykimet dhe deklaratat e ngutshme, të cilat nuk u ndihmojnë rasteve dhe prekin familjet, mirëpo do të rrisim përkushtimin dhe punën në këtë fushë”,ka thënë Ismajli.
Ai ka kërkuar nga anëtarët e KKSB-së bashkëpunim të frytshëm e rezultate pozitive nga ky mekanizëm mjaft i rëndësishëm për rrjedhat e sigurisë në nivel lokal... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)