Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KIE përshëndet masat për fuqizimin e prodhuesve vendorë

Gjatë takimit të Këshillit Konsultativ, drejtori ekzekutiv z. Shpend Balija përshëndeti iniciativën e ministrit të Financave, Bedri Hamza Hamza, për të fuqizuar pakon fiskale me qëllim që prodhuesit vendorë të jenë më të fuqizuar dhe më konkurrues në tregjet rajonale si dhe ato evropiane.

Gjithashtu, Balija theksoi se duhet vazhduar kështu edhe me masat e tjera në mënyrë që të krijohet një klimë e përshtatshme për joshjen e investimeve të huaja direkte.

Implementimi sa më i shpejtë i kësaj pakoje duhet të ndodhë, sepse koha është kosto për prodhuesit si dhe investitorët e huaj, tha ai.

Masat fiskale parashihet të kenë ndikim të fuqishëm në rritjen ekonomike dhe krijimin e një tregu të barabartë në përputhje me praktikat më të mira Evropiane.

Image
Artikuj të ngjashëm