Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se nuk ka më agresor në tavolinë me BE-në.
Kica-Xhelili ka shkruar në Facebook, se Serbia në takimin e së hënës me Kosovën në Bruksel, është rrëfyer dhe është falur.
“’Ta tejkalojmë trashëgiminë e të kaluarës’ – thotë marrëveshja në hyrje të saj. Pra, e falë Serbinë. Ja fal vrasjet, dhunimet, shkatërrimet dhe të pagjeturit. Janë pajtuar të harrojnë! ‘Nuk paragjykohet statusi’ – thotë në vazhdim. Pra, u rihap statusi i Kosovës të cilën GJND e vulosi si të mbyllur. Neni 7, flet për njëetnicitet të serbëve në vet-menaxhim. NJËETNICITET. Përtej Asociacionit, kanë dhënë Autonomi shtesë një-etnike. Neni 10, flet për zbatim të të gjitha marrëveshjeve të kaluara. Por, tanimë Asociacionit në përputhje me Vendim të Gjykatës Kushtetuese, iu bashkëngjit Neni 7. Nga dje, nuk ka më agresor në tavolinë me BE-në. Serbia u rrëfye, dhe u fal”, ka shkruar Kica-Xhelili.
-
BE për deklaratën e Paunoviqit për pastrim etnik në Kosovë: Nuk ka vend në Evropë për avokim të pastrimit etnik
- Koha për “reset” në raportet e Kosovës me BE-në
-
Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, Kallas: Palët të kthehen në Bruksel sa më shpejt
-
BE: Delegacioni i Serbisë në Këshillin e Evropës ka shkelur marrëveshjen me Kosovën
-
BE-ja e merr të mirëqenë deklaratën e Vuçeviqit për zbatimin e marrëveshjes bazë