Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se është pezulluar nga detyra gjyqtari Lekë Prenaj.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), nën udhëheqjen e Kryesuesit Skender Çoçaj, përmes platformës online mbanë takimin e jashtëzakonshëm me të vetmen pikë të rendit të ditës: Njoftimi i Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, për ngritjen e aktakuzës ndaj gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Lekë Prenaj, për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”, thuhet në njoftim.
Haxhiu: Gjyqtari i akuzuar për korrupsion vendosi për Telekomin
Tutje thuhet se Këshilli pas shqyrtimit dhe analizimit të rastit mori vendim për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Prenaj deri në përfundim të procedurës penale.
Prokuroria, aktakuzë kundër 4 personave për tjetërsimin e pronës milionëshe të RTP-së
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është i vendosur dhe i përkushtuar të përkrahë organet përgjegjëse për zbatimin e ligjit në procedurat e mëtutjeshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe luftimit të dukurive negative”, thuhet në komunikatë.
Hetimi ka nisur pas raportimeve të KOHË-s.
Gjykata e Prishtinës tjetërson jashtëligjshëm pronën milionëshe të RTP-së
-
Presidenti nuk e nënshkruan avancimin e gjyqtarit që nxori vendimin për tjetërsimin e pronës milionëshe të RTP-së
-
KGJK paralajmëron masa ndaj gjyqtarit të arrestuar për korrupsion
-
KGJK do që gjyqtarët të mos hetohen për punën e tyre
-
Tjetërsimi i jashtëligjshëm i pronës së RTP-së, Themelorja dënon me burgim 4 persona
-
Prenaj, përmes pajtimit gjyqësor të palëve jokompetente, dyshohet që humbi pronën milionëshe