KFOR-i duke komentuar lajmin për lëvizjen e një një konvoj ushtarak të kësaj force, ka konfirmuar se ky konvoj po lëviz në atë drejtim drejt portit të Selanikut, transmeton kp.
“Këto njësi i përkasin kontingjentit portugez të KFOR-it Batalionit për Manovra Taktike (KTM) që kanë nisur rikthimin e tyre në Portugali. Një aktivitet i tillë logjistik do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme”, ka sqaruar KFOR-i në një komunikatë për media.