Deçan, 31 gusht – Ushtarët e kontingjentit italian të KFOR-it kanë përfunduar një projekt të zyrës së tyre për bashkëpunim me shoqërinë civile “CIMIC” për të ndihmuar Shtëpinë rezidenciale për persona më nevoja të veçanta në Deçan.
Për të siguruar këtë fond, sipas Zyrës së informimit të Komunës së Deçanit, ishte organizuar një aktivitet më 12 gusht, i quajtur “Charity Pizza” në “Camp Film City”, në bashkëpunim me Elementin Kombëtar të Mbështetjes. Drejtoresha e kësaj shtëpie, Hane Lekaj – Berisha, pak kohë më parë ishte drejtuar nëpërmjet stafit italian e “CIMIC”-ut dhe Zyrës ndërlidhëse të ekipit monitorues LMT-së me një kërkesë për ndihmë në gjëra të nevojshme për këtë qendër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me shumën e ngritur në saje të bashkëpunimit dhe bujarinë e personelit të KFOR-it ishte e mundur për të dhuruar pajisje mjekësore të tilla si karrige me rrota dhe antiplagë nga të ndenjurit e gjatë në shtrat, dyshekë, pajisje, karrige, batanije,tavolina lavatriçe...”, thuhet në njoftimin e Komunës për dorëzimin e këtij donacioni që është bërë të mërkurën.
Më këtë rast drejtoresha Hane Lekaj- Berisha ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj KFOR-it për ndihmesën e bërë. Ky projekt i “CIMIC”-ut është pjesë e një sërë aktivitetesh dhe iniciativash të promovuar nga KFOR-i për popullatën lokale të të gjitha etnive dhe kulturave në rajonin e tyre të përgjegjësisë.
