Bruksel, 5 dhjetor - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot në Bruksel se NATO nuk po e shqyrton tërheqjen nga Kosova, transmeton Koha.net.
KFOR-i luan rol të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe se misioni i NATO-s atje mbështetet në gjendjen ekzistuese në terren. Stoltenberg u përgjigj kështu në pyetjen e gazetarëve se si i komenton deklaratat e zyrtarëve të Prishtinës, sipas të cilëve prania e KFOR-it përbën pengesë për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Ne do ta përcjellim këtë dhe kjo tash nuk është në program, ne vazhdimisht përcjellim rrethanat në terren, dhe tani është nevoja që KFOR-i duhet të jetë në Kosovë”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut gjatë një konference me gazetarët në prag të takimit të shefave të diplomacisë së NATO-s.
Kur bëhet fjalë për Forcat e Sigurisë së Kosovës, Stoltenbreg tha se “disa herë e ka thënë se çfarëdo ndryshimi të mandatit të Forcave të Sigurisë së Kosovës duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe duhet të bëhet në bazë të dispozitave të asaj kushtetute”.
-
Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm
-
NATO-ja e vendosur ta mbrojë Kosovën
-
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë
-
Stoltenberg u bën thirrje Kosovës e Serbisë: Përmbajuni zotimeve tuaja
-
NATO: Kosova e Serbia të përmbahen nga veprimet që mund t’i rrisin tensionet