Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR-i mbështet OJQ-në Hendikos me sisteme të ajrit të kondicionuar

Prishtinë, 9 nëntor – Ushtarët e Komandës Rajonale të KFOR-it – Lindje i dorëzuan sot sisteme të ajrit të kondicionuar, Organizatës Joqeveritare, Handikos, e cila ofron shërbime fizioterapeutike dhe trajtime të tjera për personat me aftësi të kufizuara.

Handikosi, përmes projekteve të ndryshme, vitin e kaluar mbështeti 78 fëmijë dhe 97 të rritur në rajonin e Prishtinës, nga të gjitha grupet etnike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori i Qendrës Handikos në Drenas (Gllogoc), zt. Behxhet Binaku, falënderoi kolonelin Noel Hoback për donacionin që do të përmirësojë kushtet e punës së operatorëve dhe do të sjellë përfitime për aktivitetet lokale të OJQ-së.

Pajisjet u financuan nga NATO-ja në kuadër të ndihmës së paanshme të KFOR-i. Donacioni u dorëzua nga personeli për bashkëpunim civilo-ushtarak të Shtabit të Përgjithshëm.

KFOR-i po i mbështet institucionet dhe organizatat e përkushtuara për të ndihmuar qytetarët pa marrë parasysh etninë e tyre. Mbështetja e KFOR-it përqendrohet në fushat e arsimit dhe shëndetësisë. Operacioni i udhëhequr nga NATO-ja po kontribuon në reagimin lokal ndaj Covid-19 përmes sigurimit të pajisjeve të mbrojtjes personale dhe përmes lehtësimit të projekteve që ofrohen nga vendet Aleate dhe Partnere.