KFOR-i ka thënë se i merr shumë seriozisht pretendimet për spiunazh ndaj pilotit kroat që kishte shërbyer si pjesëtarë i kontingjentit kroat në KFOR.
Një pilot kroat dhe e dashura e tij serbe nga Kosova janë arrestuar dhe po hetohen për spiunazh te Serbia.
Në një përgjigje për KOHËN, KFOR-i ka thënë se siguria e personelit të trupave dhe po ashtu integriteti i informacionit të klasifikuar janë parësore.
“Ne i marrim këto pretendime shumë seriozisht. Siguria e personelit të KFOR-it dhe integriteti i informacionit të klasifikuar janë parësore. Ne ju referojmë te autoritetet kroate për çdo koment lidhur me arrestimin dhe hetimet që po vazhdojnë. Ndërkohë, KFOR-i vazhdon t’i kryejë aktivitetet e përditshme, në përputhje me mandatin e tij nga OKB-ja për të kontribuuar në një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në përgjigje të KFOR-it.
-
Detaje të reja për të arrestuarit në Kroaci për spiunazh të Kosovës te Serbia
-
Piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij nga Kosova arrestohen nën dyshimin për spiunazh te Lista Serbe
-
Plenkoviq takon shefin e inteligjencës ushtarake për pilotin e arrestuar për spiunazh te Serbia
-
Ekspertët: Arrestimet në Kroaci, vazhdimësi e strategjisë së Serbisë për destabilizimin e Kosovës
-
Kush po spiunon në Kosovë?