Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR-i italian ndihmon shkolla të Dukagjinit

Grupi Luftarak Shumëkombësh Perëndim (MNBG-W) nën komandën italiane, me bazë Regjimentin e 185 -të të Artilerisë të Parashutistëve "FOLGORE", përfundoi pak ditë më parë një cikël donacionesh të kryera nga zyra e Bashkëpunimit Civilo - Ushtarak (CIMIC) në fushën e edukimit në të mirë të 3 institucioneve shkollore në pjesën perëndimore të Kosovës, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Gjatë ditëve të shkuara iu dorëzua material i ndryshëm mësimor shkollës Dardania e cila gjendet në Pejë, për 58 nxënës që i përkasin komunitetit RAE (romë-ashkalinj-egjiptian) 4 të përkatësisë etnike boshnjake (KOB) dhe 25 të etnisë shqiptare (KOA).

Shkollës "Heronjtë e Dukagjinit" të Gllogjanit iu dhuruan banka dhe karrige për modernizimin e tre klasave dhe përmirësimin e kushteve për më shumë se 90 nxënës.

Në fund, në fshatin serb të Gorazhdecit, komandanti i MNBG-W, koloneli Ettore Gagliardi, ka inauguruar një klasë/laborator kimie i realizuar tërësisht me fonde të Mbrojtjes italiane, në të mirë të më shumë se 110 nxënësve serbë të kompleksit shkollor "Janko Josipevic".

Vazhdon përkushtimi i MNBG-W në mbështetje te sektorit të arsimit në formimin e brezit të ri të nxënësve kosovarë në bashkëpunim të ngushtë me Autoritetet lokale. Këta stimuj do të kenë efekte konkrete dhe të qëndrueshme mbi mundësitë e ardhshme për punësim të shoqërisë, sidomos në fushën e kërkimit shkencor dhe menaxhimin e laboratorëve në fushën e kimisë.

Artikuj të ngjashëm