Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso ka demantuar sot deklaratën e Millovan Drecunit, kryetar i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, sipas të cilit stërvitja e përbashkët e trupave ushtarake të Kosovës e të Shqipërisë ka për qëllim frikësimin e popullit serb në Kosovë dhe se KFOR-i po hesht për këtë, transmeton Koha.net raportimin e gazetës “Danas” të Beogradit.
Grasso në një intervistë për këtë të përditshme të Beogradit tha se qëllimi i kësaj stërvitjeje ushtarake është përmirësimi i kapaciteteve për kërkim-shpëtim në terrene malore.
“Përhapja e informatave të rreme shkakton frikë ndër njerëz dhe po ashtu përbën kërcënim për krijim të ambientit në të cilin qoftë edhe një incident i izoluar mund të përshkallëzojë”, është shprehur Grasso, transmeton Koha.net.
Millovan Drecun, që ka pasur rol politik edhe gjatë regjimit të Millosheviqit, njihet për qëndrimet e tij luftënxitëse dhe antishqiptare, rikujton Koha.net.
-
Ushtrimet e KFOR-it kanë për qëllim frikësimin e serbëve, thotë Odaloviq
-
Grasso: KFOR -i s’i ka informatat që Daçiqi “i paska për veriun e Kosovës”
-
KFOR-i habitet me reagimet e Serbisë për aksionin e Kosovës në veri
-
KFOR-i ia kujton Vuçiqit, aksioni policor në veri është paralajmëruar 10 ditë përpara
-
KFOR-i thotë se të gjithë kanë qenë të njoftuar për aksionin e djeshëm, Vuçiqi mohon