Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR-i hap rrugën nga Reçaku deri te “Kulla e lirisë”

Komuna e Shtimes në bashkëpunim me KFOR-in turk kanë nisur punimet në hapjen e një rruge të re nga Kompleksi Memorial i Reçakut deri te “Kulla e Lirisë” aty ku janë masakruar 45 civilë nga forcat serbe më 15 janar të vitit 1999.

Ky shteg ka një gjatësi prej afro një kilometri, ndërkohë që punimet po i kryen KFOR-i me makinerinë e saj në mënyrë vullnetare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shqipe Rexhaj, drejtoreshë e Planifikimit Hapësinor, Kadastër e Gjeodezi e Shtimes, ka thënë se KFOR-i po e bën hapjen e trasesë, ndërkohë që Komuna në të ardhmen do ta bëjë asfaltimin e saj.

Ndërkohë Komuna e Shtimes nëpërmjet një komunikate shtypi ka njoftuar se në fund të javës së kaluar kryetari i Komunës ka pritur në takim përfaqësuesit e Agjencisë për Menaxhimin e Kompleksit Memorial të cilët janë zotuar se gjatë këtij viti do të investojnë 150 mijë euro në Kompleksin Memorial të Reçakut për riparime të ndryshme sipas nevojës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)