Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala priti sot zv. liderin e ekipit për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it finlandez në Kosovë, kapitenin Tapio Kautto me bashkëpunëtorët e tij.
Ministri Shala, e falënderoi kapitenin Kautto për përkrahjen që po jep KFOR-i në sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe për bashkëpunimin në fushën mjedisore, me theks të veçantë në zonat përreth termocentraleve dhe Fabrikës së Ferronikelit në Drenas.
Po ashtu ai i njoftoi përfaqësuesit e ekipit për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it finlandez, për objektivat dhe prioritetet e MMPH-së, përderisa kapiteni Kautto shprehi kënaqësinë për bashkëpunimin me institucionet dhe me qytetarët e Kosovës.
Të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë komunikimin zyrtar edhe në proceset e ardhshme.