Ministri i Ministrisë së Infrasturkturës, Pal Lekaj, u prit sot nga komandanti i KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci.
Gjatë takimit u fol për gjendjen e disa rrugëve të dëmtuara nga moti i ftohtë dhe reshjet e ditëve të fundit, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Salvatore Cuoci tregoi gatishmërinë që ka KFOR-i, për t’iu dalë në ndihmë institucioneve dhe qytetarëve të vendit tonë.
Gjatë këtij takimi gjithashtu u diskutua edhe për hapësirën e lartë dhe të ulët ajrore në Kosovë.
Lekaj, duke qenë i gatshëm të marrë përgjegjësitë në këtë fushë, kërkoi nga Salvatore Cuoci mbështetjen që mund të ofrojë KFOR-i, në mënyrë që hapësira të kontrollohet nga institucionet e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm