Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur sot Christian Zankl Olt, komandant i LMT-KFOR Austriak në Rahovec, me ç’rast u bisedua për bashkëpunim në mes të Komunës dhe LMT-KFOR, transmeton Koha.net.
Latifi e ka njoftuar komandantin Zankl për planet e tij për qeverisjen në katër vitet e ardhshme dhe u shpreh se do të jetë kryetar për të gjithë qytetarët pa dallime politike, thuhet në njoftim, kurse komandanti i LMT-KFOR Austriak në Rahovec, Christian Zankl Olt i ka ofruar bashkëpunim të vazhdueshëm, në të mirë të gjithë qytetarëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Latifi kërkon mbështetjen e elektoratit të PDK-së dhe LDK-së në Rahovec
-
Haradinaj në Rahovec: Latifi qëndron krah çdo iniciative të qytetarëve
-
Latifi rendit premtimet në shëndetësi: Do ta punësojmë çdo mjek të diplomuar të Komunës së Rahovecit
-
Kryetari i Rahovecit numëron arritjet e premton edhe më shumë nëse fiton mandatin tjetër
-
Muharremaj e Latifi kërkojnë mandate të reja me vizion për zhvillim dhe gjithëpërfshirje