Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe ai i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka dalë në vendin e ngjarjes në veri të Mitrovicës ku ka ndodhur sulmi ndaj njësisë së Policisë së Kosovës, me ç’rast ka vdekur një zyrtar policor dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Njësitë e KFOR-it amerikan me forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë stacionuar në afërsi të Banjskës, fshatit ku ka ndodhur sulmi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipi i KOHËS në terren ka arritur të sigurojë pamje në afërsi të Banjskës prej 1.5 kilometra.
Policia ka njoftuar në mëngjesin e së dielës se në orët e para grupet kriminale kanë sulmuar policinë me anë të dy kamionëve pa targa, me të cilët kanë bllokuar urën që çon në këtë fshat.
{gallery}