“Termokos” ka njoftuar se në fundjavë, më 13 dhe 14 maj, do të mbyllet për qarkullim rruga “Ukshin Hoti”, përkatësisht kryqëzimi i saj me rrugët “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj”.
“Termokos” ka thënë se punimet po zhvillohen për zgjerim të rrjetit të ngrohjes.
“NP “Termokos” SH.A., njofton opinionin e gjerë se këtë fundjavë, më 13 dhe 14.05.2023, për shkak të punimeve, që do të zhvillohen për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, do të mbyllet për qarkullim rruga “Ukshin Hoti”, përkatësisht kryqëzimi i saj me rrugët “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj”. Të vetëdijshëm për pengesat në lëvizjen e lirë, që mund të shkaktohen gjatë këtyre dy ditëve, kërkojmë mirëkuptimin e bashkëqytetarëve tanë!” – ka njoftuar “Termokos”.
c