Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këtë javë, mot kryesisht i vranët

Foto: Arben Llapashtica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi në do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë as rrezet e diellit në gjysmën e dytë të javës.

Sipas institutit, vranësirat fillimisht do të jenë transparente por gjatë ditës ato do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu, më vonë, kryesisht gjatë natës rigat e shiut do të intensifikohen, duke kaluar në formën e intensitetit mesatar deri të lartë.

“Në viset malore temperaturat minimale të mërkurën dhe të enjten do të lëvizin rreth zeros, ku atje reshjet priten të jenë me intensitet më të lartë dhe herë- herë mund të shoqërohen me fjolla dëbore. Temperaturat do të shënojnë rënie, sidomos në vlerat e maksimaleve, derisa temperaturat minimale mbeten mbi vlerat e zeros. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm