Dega e PDK-së në Podujevë ka propozuar disa nga emrat për kandidatë që do të garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit.
Kryetari i Degës Muhamet Latifi është në mesin e të propozuarve, pastaj i sapo aderuari në këtë parti, ish komandanti i FSK-së Kadri Kastrati, Bajram Zejnullahu, Naim Fetahu, Ismet Abdullahu, etj, transmeton kp .
I mbetet Kryesisë së Partisë që të vendosë për ndonjërin nga emrat e propozuar nga dega.
Në listë nuk janë emrat e ish-deputetëve Rrustem Mustafa dhe Latif Gashi pasi që ata janë dënuar për krime lufte dhe pavarësisht se kanë vuajtur dënimin ligji nuk ua lejon që të garojnë për deputetë.
Artikuj të ngjashëm
-
Veliu i prin listës së kandidatëve të LDK-së për deputetë nga Podujeva
-
Naim Fetahu jep dorëheqje nga kryetari i degës së PDK-së në Podujevë
-
Katër të nominuar për kryetar të Podujevës e asnjë zyrtarizim
-
Garës për deputetë nga PDK-ja, do t’i hyjnë kandidatë të dënuar e të akuzuar
-
Naim Fetahu zgjidhet kryetar i degës së PDK-së në Podujevë