Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këta janë 6 kandidatët e AAK-së për kryetar komune

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe kreu i saj Ramush Haradinaj, sot ka bërë publikë emrat e gjashtë kandidatëve për kryetarë komunash.

AAK-ja synon ta rikthejë Rahovecin me ish-kryetarin e kësaj komune, Smajl Latifin. Po ashtu synon ta rikthejë edhe Suharekën, me Bali Muharremin, ish-deputet.  AAK-ja kishte drejtuar mandatin e kaluar në Suharekë me Blerim Kuçin...

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Deçan, AAK-ja synon ta mbajë pushtetin duke ndryshuar kandidatin. Kryetari aktual Rasim Selmanaj është zgjedhur deputet, ndërsa për kandidat të ri atje ka vënë Bashkim Ramosajn.

AAK-ja pret ta fitojë komunën e Klinës me kandidatin Zenun Elezi.

Ndërsa duke mos ndryshuar kandidatët, synon të mbajë komunën e Obiliqit dhe atë të Junikut. Në të parën do të kandidojë edhe për një mandat, Xhafer Gashi e në Junik, Agron Kuçi.