Prej afro 2-vjetësh këshilltari Sërgjan Mitroviq, i cili është pjesë e strukturave paralele të Serbisë, në çdo seancë, me vendim të Kuvendit, përjashtohet nga puna e këtij organi.
Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka deklaruar se këshilltari komunal me veprimet e tij është duke provokuar organin ligjvënës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai e ka sjellë një arsyetim se unë Sërgjan Mitroviq jam anëtar i Kuvendit dhe përfaqësoj interesat e komunitetit tim. Ne e dimë se ai është anëtar i Kuvendit dhe çfarë përfaqëson, mirëpo ai nuk ka specifikuar se nuk mban pozita në krye të strukturave paralele të Serbisë dhe se nuk është kryetar paralel i Kufcës. Ai nuk mund t`i provokojë të gjithë këshilltarët, sepse ata po reagojnë. Ai duhet të sjellë në formë të shkruar ku mund të tregojë se nuk bën pjesë në ato struktura”, ka thënë ajo.
Ndërkaq subjektet politike të cilat përfaqësohen në Kuvend deklarojnë se përveç përjashtimit duhet të merren edhe hapat e tjerë që Mitroviqi të zëvendësohet me një këshilltar tjetër komunal nga radhët e komunitetit serb... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.