Jeton Zulfaj, këshilltar i Kurtit, i është kundërpërgjigjur deklaratës së KFOR-it se nuk është e qartë se ku ka ndodhur “arrestimi” i tre policëve të Kosovës të mërkurën nga forcat serbe. Në një shkrim në Twitter ai ka thënë se “e paqartë është se ku është komandanti Ristuccia, e jo ku kanë qenë policët e Kosovës”.
Të premten pasdite, KFOR-i raportoi se “mbetet e paqartë se ku ishin tre policët e Kosovës kur u arrestuan dy ditë më parë”. KFOR-i rastit i referohet si arrestim, pavarësisht se autoritetet e Kosovës kanë thënë se bëhet fjalë për kidnapim brenda territorit të Kosovës.
“Pas gjithë dëshmive që kemi ofruar, duket se është e paqartë se ku është komandanti Ristuccia, e jo ku kanë qenë policët e Kosovës”, ka shkruar Zulfaj në një kundërpërgjigje ndaj KFOR-it.
After all the evidence we provided it seems that it is unclear where Commander Ristuccia is, not where Kosova Policemen were. https://t.co/xkxcmtAXEI
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) June 16, 2023
-
KFOR: E paqartë ku u arrestuan policët e Kosovës
-
Komandanti i KFOR-it: Në Kosovë shmangëm një masakër, shpëtuam 15 policë kosovarë
-
Familjet, në terr për tre policët
-
Komandanti i njësitit “Kobra”: S’kemi qenë në Kosovë, por nëse marrim urdhër do ta zbatojmë
-
Shtetet e QUINT-it kërkojnë lirimin e policëve dhe shtensionim të situatës