Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilltarët e Podujevës duan trajtim edhe të personave me sindromën Down

Simbolike është quajtur ndihma e Komunës së Podujevës për shoqatën “Handikos” qendra e rehabilitimit të bazuar në bashkësi.

Janë 14 mijë e 938 euro që kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka propozuar të ndihmohet kjo shoqatë, të cilin vendim e kanë miratuar këshilltarët komunalë, shkruan sot “Koha Ditore”. Por, është kërkuar që krahas kësaj shoqate të ndihmohen edhe shoqatat e tjera në këtë komunë.

Shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka thënë se duhet të ndihmohen edhe personat me sindromin down e ata me autizëm në rast se ka në këtë komunë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.