Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilltarët e liderëve evropianë: Formoni Asociacionin, shmangini riinterpretimet

Albin Kurti - Aleksandar Vucic - dialogu - Bruksel

Në një kolumne ekskluzive për KOHËN, këshilltarët e tre liderëve evropianë, presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni, u kanë bërë thirrje Kosovës e Serbisë t’i shmangin riinterpretimet e zotimeve, të cilat i kanë ndërmarrë pas “vendosjes së një baze të re nga BE-ja për marrëdhëniet Kosovë-Serbi”.

“Kjo do të nënkuptonte rrezikim të kësaj mundësie unike dhe rrezik të bllokimit të rrugës drejt anëtarësimit në BE”, kanë shkruar Emmanuel Bonne, Jens Plötner dhe Francesco Talò, të mërkurën, pak ditë para takimit të krerëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e implementimit të Planit evropian.

Sipas autorëve këto përpjekje vijnë pas sulmit brutal rus ndaj Ukrainës, derisa deklarojnë se Rusia e ka rikthyer një luftë të shkallës së plotë në kontinentin tonë.

Theksojnë se pengesa më e dukshme është marrëdhënia e pazgjidhur në mes të Serbisë dhe Kosovës, e cila njëkohësisht është edhe çështje e sigurisë evropiane.

Të tre kanë përsëritur se Kosova duhet ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Edhe Scholzi, Macroni dhe Meloni letër Kurtit: Ka rrezik se pa Asociacion, Kosova s'ka përkrahje në KiE Arbëri Scholzi, Macroni dhe Meloni letër Kurtit: Ka rrezik se pa Asociacion, Kosova s'ka përkrahje në KiE

Autorët në kolumnë theksojnë se Kosova duhet t’i përmbushë detyrimet e saj për mbrojtje të komunitetit serb, përfshirë këtu ndërmarrjen e hapave për të krijuar një asociacion/bashkësi të komunave me shumicë serbe dhe të garantojë një mbrojtje të nivelit të lartë të objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe.

Ndërsa Serbisë i kanë kërkuar “të pajtohet me faktin se Kosova është një fqinje që ka një perspektivë evropiane dhe vendin e vet në bashkësinë ndërkombëtare”.

Sipas tyre, bllokadat, dhuna, kërcënimet dhe retorika nacionaliste e bënë jetën e përditshme të qytetarëve në veri të Kosovës vështirë të përballueshme.

Ata kanë thënë se për avancim të raporteve kërkohet lidership i guximshëm, e sipas tyre, koha për vendimmarrje është tani.

Kolumna ekskluzive e plotë: 

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia u pajtuan në Bruksel për përmbajtjen e propozimit evropian për normalizim raportesh. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen të shtunën (18 mars) në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për fazën e re, atë të implementimit të planit për të cilin janë pajtuar. Së fundmi në dy shtetet për vizitë qëndroi emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Vizitë ka nisur edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është çështja që ka nxitur më së shumti debat në dialog. Përderisa Serbia e cilëson parakusht, pala kosovare ka thënë se nuk do ta implementojë një marrëveshje që ka rënë ndesh me Kushtetutën. Lajçaku, që ka vlerësuar se pa Asociacion s’mund të ketë marrëveshje finale, ka thënë se palëve u janë propozuar 15 modele evropiane për çështjen e pakicave për t’u marrë për “inspirim”. Krerët e Kosovës kanë thënë se po i shqyrtojnë, por presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se “modeli më i mirë është ai që tashmë e ka Kosova”.

Edhe Scholz, Macron e Meloni: Kosova ta bëjë Asociacionin, Serbia njohjen de-facto Arbëri Scholz, Macron e Meloni: Kosova ta bëjë Asociacionin, Serbia njohjen de-facto

https://www.koha.net/arberi/367634/teksti-i-plote-i-propozimit-te-be-se/