Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilli për Siguri në Trafik mblidhet 10 vjet pas themelimit – shkak rritja e aksidenteve fatale

Pas dhjetë vjet themelimi, arriti të mblidhet Këshilli për Sigurinë në Trafik, i cili deri tash ekzistonte formalisht në letër.

Ky aktivizim i akterëve të përfshirë në çështjen e sigurisë së trafikut po ndodh shkaku i numrit të aksidenteve me fatalitet, me ç’rast brenda vitit humbën jetën 134 persona, shifër kjo për 22.44 për qind më e lartë sesa viti paraprak.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtuesit e dikastereve të përfshira në këtë këshill u pajtuan që vitin 2018 ta shpallin si vit të sigurisë në trafikun rrugor.

U identifikuan problemet dhe faktorët, të cilët po ndikojnë që të shkaktohen aksidente me fatalitet dhe dëme materiale, probleme këto që pritet të eliminohen.

Drejtuesit e Policisë gjendjen e trafikut në vendin tonë e vlerësuan si aspak të mirë, por u zotuan të punojnë maksimalisht që numri i aksidenteve të zvogëlohet.

134 persona, gjatë këtij viti, kanë vdekur, derisa shumë të tjerë kanë përfunduar edhe me lëndime të rënda trupore.