Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton sot raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për situatën në Kosovë.
Raporti përfshin periudhën kohore 16 tetor - 15 janar dhe, mes tjerash, thekson se angazhimi i Prishtinës dhe i Beogradit në avancimin e dialogut ka qenë i dobët dhe se humbja e momentumit rrit rrezikun që të bllokohet procesi i normalizimit të marrëdhënieve.
Në raport përmendet edhe ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, më 4 janar, në Francë, në bazë të një urdhër arresti të Serbisë.
Raporti thotë se ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra të udhëheqësve politikë dhe publikut në Kosovë.
Është ky raporti i parë për Kosovën i hartuar nga Guterres, i cili ka marrë detyrën më 1 janar.
-
Shefi i OKB-së “thellësisht i shqetësuar” nga sulmet e reja mes SHBA-së dhe Iranit
-
Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën, Gërvalla udhëton në New York
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
Nënsekretari i OKB-së për operacionet e paqes nis sot vizitën në Kosovë
-
Policia arreston personin për të cilin Shqipëria kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar