Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilli i Prindërve: Grevat po dëmtojnë interesimin e nxënësve për arsimim

Këshilli i Prindërve në Kosovë, ka marrë me shqetësim paralajmërimet e SBASHK-ut, për hyrjen në grevë nga shtatori i këtij viti, për realizimin e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me ndryshimin e projektligjit për pagat dhe miratimin e projektligjit që ua njeh kontributin mësimdhënësve të viteve 90-ta.

Këshilli thotë se nuk është kundër realizimit të kërkesave të ligjshme të SBASHK-ut, por konsideron se përdorimi i grevës si mjet të vetëm të veprimit sindikal, tash e sa vite, po e dëmton rëndë interesin e nxënësve për arsimim, si një e drejtë universale e njeriut dhe e garantuar me Kushtetutë.

Këshilli i prindërve, nëpërmjet një komunikate ka ftuar SBASHK-un dhe Qeverinë e Kosovës që të gjejnë një marrëveshje të pranueshme, në mënyrë që të mos lejojnë që nxënësit të jenë viktimë e mosmarrëveshjeve të tyre.