Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilli i Prindërve: Çështja e qenve endacakë duhet të trajtohet me prioritet

Qentë endacakë kanë kafshuar rëndë një nxënës të shkollës “Ismail Qemali” të hënën në Bregun e Diellit në Prishtinë. Këshilli i Prindërve të Kosovës thotë se është i shqetësuar për rrezikun që qentë endacakë po paraqesin për shëndetin e nxënësve tash e sa vjet.

Prindërit kanë kërkuar që kjo çështje të trajtohet me prioritet dhe të ketë zgjidhje përfundimtare.

“Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkon nga institucionet e Kosovës që me urgjencë të ndërmarrin masat e duhura për të garantuar sigurinë e nxënësve në vajtje-ardhje nga shtëpia në shkolla, duke e trajtuar njëherë e përgjithmonë çështjen e qeneve endacak në Kosovë”, thuhet në reagim.

Çështja e sulmeve të qenve endacakë ndaj qytetarëve është ngritur tash e sa kohë, mirëpo ende nuk është dhënë ndonjë zgjidhje adekuate nga institucionet. KOHA ka raportuar vazhdimisht për sulme të tilla, ku shumë persona kanë marrë lëndime.

Artikuj të ngjashëm