Tema e zgjerimit të BE-së pritet të jetë në rend dite në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme, më saktësisht të ministrave të vendeve anëtare të BE-së, më 18 qershor në Luksemburg.
Dilema e vetme është se a do të vendoset në këtë takim të nisen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë apo jo. Kjo nuk do të dihet deri në momentin e fundit, ndonëse gjasat janë gjithnjë e më të vogla, sidomos për Shqipërinë, rreth së cilës disa shtete ende kanë rezerva, shkruan sot Koha Ditore.
Sa i përket Kosovës, pak a shumë dihet se cila do të jetë porosia nga ky takim. Tashmë janë përpiluar edhe pikat e konkluzave të draftuara për ministrat, të cilat do të miratohen në atë takim.
Pak a shumë aty do të përsëriten kritikat për Kosovën sa u përket korrupsionit dhe krimit të organizuar, politizimit të shërbimeve publike, do të përshëndetet miratimi i disa ligjeve dhe do të kërkohet edhe një herë heqja e taksave ndaj Serbisë në mënyrë që të krijohen kushte për përparim në normalizimin e raporteve. (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Ministrat e BE-së kërkojnë nga Kosova e Serbia normalizim të marrëdhënieve
-
Këshilli i BE-së diskuton sot për reformën e zgjerimit
-
Edhe zgjerimi temë e samitit të BE-së
-
Mblidhen ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë-Serbi
-
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor