Rasti “Veterani” ka qenë testi më i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë në Kosovë për të dëshmuar pavarësinë e tij nga politika. Sistemi ka dështuar.
Sipas avokatit dhe ish-anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK-së), Kujtim Kërveshi, kjo ka ndodhur për shkak të lidhjeve të ngushta të krerëve të Prokurorisë së Shtetit me politikën, shkruan sot “Koha Ditore”.
Prokuroria e Shtetit përmes rastit “Veterani” po e lufton vetveten, thotë ai. Kërveshi e ka cilësuar joprofesional kontestimin që kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i bën ish-vartësit të tij, prokurorit të dorëhequr, Elez Blakaj.
Sipas Kërveshit, këtë sistem mund ta rregullojë vetëm procesi i Vettingut. Ka thënë se pastrimi i imazhit të Prokurorisë së Shtetit nuk bëhet përmes KPK-së, pasi që sipas tij ky sistem është i kalbur nga politizimi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Kërveshi për rastin “Stenta”: Aktakuzë e paligjshme, mban vulën e Kryeprokurorit të Shtetit
-
Kërveshi: S’ka pjekuri politike dhe gatishmëri që të realizohet vettingu
-
Kerveshi kërkon vetting të shpejtë, Shala monitorim të përhershëm
-
Kërveshi: Aktakuza në rastin “Pronto” me defekte
-
Qasja selektive ia ka dëmtuar kredibilitetin Këshillit Prokurorial