Analisti serb në veri Bratislav Kërstiq ka thënë se Kosova nuk ka mekanizma për të bindur qytetarët në veri për t’i riregjistruar veturat. Ai thotë se një polici i është djegur vetura të cilën e riregjistroi dhe nuk u arrestua asnjë person.
“A ka shteti i Kosovës atë forcë? A është gati me i ndalë autorët? Kush janë udhëheqësit? Udhëheqësit janë në kabinet të Kurtit, janë në Parlament të Kosovës. Futuni në lëkurën e një qytetari të zakonshëm. Ai që e di se është djegur vetura e një pjesëtari të Policisë së Kosovës. Njerëzit janë shumë të shqetësuar. Nëse shteti i Kosovës ka mundësi të ndalë autorët e djegieve të veturave, atëherë ekziston vullnet nga qytetarët për riregjistrim”, ka thënë Kërstiq në emisionin “60 Minuta” të KTV-së.
Kërstiq ka thënë se liderët e Listës Serbe janë prapa këtyre djegieve të veturave.
“Është një situatë tash e dhjetë vjet. Mesazhet vijnë prej kabinetit të kryetarit të Serbisë e Lista Serbe i udhëheqë autorët që punojnë në terren. Edhe Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme me kuptu gjendjen e një qytetari të zakonshëm në veri, në çfarë gjendje është ai. Ai paguhet nga buxheti i Serbisë. Nëse riregjistron veturën, atëherë humb vendin e punës dhe rrezikon t’i digjet vetura. Udhëheqësit e atyre strukturave ilegale për të cilat po flet Prishtina janë në kabinetin e Kurtit. Njerëzit janë të shqetësuar, kanë frikë për punën e tyre, për punën e fëmijëve. Qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri janë viktima të dy palëve, të Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Kërstiq.
Kërstiq për hapin e fundit të Vuçiqit me ushtri: Është lojë, ai e di se në Kosovë është NATO
Edhe
Zjarrvënësit në veri mbesin “të panjohur” për institucionet e sigurisë
Kërstiq ka folur edhe për lëvizjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ta vënë në gatishmëri ushtrinë pas “zhvillimeve në Kosovë”.
Ai thotë se është thjeshtë lojë e Vuçiqit, pasi ai ka hequr dorë nga Kosova.
“Me çfarë armate. Në Kosovë është NATO. Vuçiqi e kupton këtë mirë. Qysh e kuptoj unë atë vendim, ajo është vetëm për të kënaqur grupet radikale e nacionaliste që janë në Beograd. Akush në Kosovë nuk e merr seriozisht atë mesazh”, tha Kërstiq.
Kërstiq thotë se është mirë që Kosova të dëgojë thirrjet e ndërkombëtarëve e të shtyjë për dhjetë muaj çështjen e targave.
Edhe
Në Mitrovicë të Veriut digjet vetura e një polici
“Gjërat shkojnë në drejtim të atyre që kanë nënshkruar forcat euroatlantike. Pa ta jam i sigurt se me z. Kurti në Prishtinë e z. Vulin në Beograd prej nesër do të kishim luftë këtu. Nganjëherë është mirë të dëgjohet, jam i sigurt se gjërat kalojnë pa ndonjë aksident”, ka thënë Kërstiq.