Korrupsioni është një nga pengesat kryesore në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm politik, ekonomik e social, thekson Strategjia kundër korrupsionit, e miratuar nga Qeveria javën e kaluar.
Veç kësaj, Strategjia vë në pah edhe mungesën e vullnetit politik në luftimin e këtij fenomeni, shkruan Koha Ditore.
Në këtë strategji, e cila përfshin periudhën 2018-2022, vërejtje i është dhënë edhe sistemit të deklarimit të pasurisë nga zyrtarët e lartë publikë.
“Sistemi i tanishëm për zbulimin e pasurisë dhe të ardhurave të zyrtarëve publikë mbetet vetëm i bazuar në letër dhe është i prirë për gabime nga zyrtarët që i dorëzojnë dhe zyrtarët monitorues në kuadër të Agjencisë Kundër Korrupsionit”, theksohet në dokument.
Objektivat e Strategjisë janë ndarë në 4 sektorë të ndryshëm: Sektorin publik, Administratën publike, Zbatimin e ligjit dhe gjyqësori, si dhe Prokurimin publik dhe menaxhimin e financave publike. ... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)