Organizata joqeveritare, Parlamenti Studentor, si dhe njohës të çështjeve të arsimit po kërkojnë që çështja e profesorëve të cilët mbajnë poste të shumta publike si deputetë, ministra e angazhime të ndryshme në universitete private të rregullohet me ligj.
Kjo pasi konsiderojnë se në këtë mënyrë po dëmtohen edhe universiteti i Prishtinës“Hasan Prishtina”, por edhe vetë studentët dhe se zgjidhja do të ishte që kjo praktikë e deritanishme të ndalohet, shkruan sot Koha Ditore.
Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” ka deklaruar se shpëtimi i vetëm i UP-së, nga partitë politike është ndalimi me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik për të qenë edhe pjesë e funksioneve të larta qeveritare edhe pjesë e ligjërimit dhe strukturave udhëheqëse të UP-së dhe universiteteve të tjera publike.
Sipas tij, meqë ligji është në Kuvend duke u rishikuar, është momenti i fundit që të vendoset një dispozitë ligjore e ndalimit të ligjërimit të profesorëve ‘supermen’ në UP, të cilët vazhdojnë të mbajnë pozicione qeveritare dhe të ligjërojnë edhe në universitete private gjithashtu. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Për 10 vjet numri i studentëve në UP ra për 32 për qind
-
APK: Rektori i UP-së dhe dekani i Juridikut në konflikt interesi gjatë sanksionimit të Hasanit
-
Arrihet marrëveshja, punëtorët e sigurimit në UP pritet t’i kthehen punës
-
Hamza: Mësuesit meritojnë paga më të larta, dinjitet dhe vlerësim të merituar
-
Supremja shfuqizon pjesë të rregullores së UP-së për avancimin e stafit akademik