Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet të harmonizohen ligjet për mjedis dhe rregulloret për ruajtjen e tij

“Let’s Do It Kosova” ka mbajtur tryezën e radhës me akterë përgjegjës për mjedisin në rajonin e Prizrenit në të cilën është diskutuar për Promovimin dhe Zbatimin e Urdhëresës Administrative për Ndëshkime me Gjoba Mandatore.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se kjo është tryeza e pestë me radhë në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë “Let’s Do It Legal” i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ndërsa implementohet nga “Let’s Do It Kosova”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në tryezën e sotme kanë marrë pjesë zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, zyrtarë policorë, inspektorë mjedisorë, zyrtarë komunalë, përfaqësues të ndërmarrjeve të pastrimit dhe të ujërave si dhe përfaqësues të OJQ-ve, transmeton Koha.net.

Disa nga shqetësimet që u theksuan në këtë tryezë nga akterët mjedisorë, ishin;

Numri i vogël i inspektorëve mjedisorë

Një pjesë e banorëve të këtij rajoni nuk janë pjesë e sistemit të menaxhimit të mbeturinave

Problemi i inkasimit të të hyrave nga gjobat e shqiptuara

Gjykatat nuk po i trajtojnë lëndët që dërgohen nga inspektorët dhe zyrtarët policorë

Komunat nuk i kanë të përcaktuara lokacionet me mbetje inerte

Disa nga rekomandimet që dolën nga tryeza e sotme, ishin;

Të rritet numri i inspektorëve mjedisorë

Të rriten kompetencat e inspektorëve komunalë (T’u jepen kompetenca për mjedisin)

Të stimulohet riciklimi i mbeturinave

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal të bëjë presion tek komunat për implementimin e Ligjit për Mbrojtje të Mjedisit

Të harmonizohen ligjet për mjedis dhe rregulloret për ruajtjen e mjedisit

Të përcaktohen lokacionet me mbetje inerte

Të gjinden mekanizma për inkasimin e gjobave të shqiptuara

Të bëhet subvencionimi i kompanive të pastrimit për projekte që kanë të bëjnë me riciklimin

Edukimi mjedisor të bëhet lëndë alternative në shkolla

Udhëzimi Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore duhet të jetë më shumë sensibilizues se ndëshkues, pra të bëhen fushata vetëdijesuese për promovimin e tij

Të shpërblehen fshatrat ose lagjet më të pastra

Të krijohet sistem i integruar i menaxhimit të mbeturinave