Bashkëpunimi i Shqipërisë me Serbinë dhe anashkalimi i Kosovës në nisma të ndryshme, është kritikuar nga zyrtarë të politikës vendëse.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se megjithatë, bashkëpunimi rajonal varet edhe nga raportet mes Kosovës e Serbisë, raporton KTV.
Për procesin e Berlinit dhe sundimin e ligjit është diskutuar në një konferencë të organizuar nga Demokracia Plus dhe Fondacioni Konrad Adenauer.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ndërkaq, ka thënë se për Kosovën është i rëndësishëm krijimi i një qasjeje të re karshi politikës së jashtme dhe integruese në Bashkimin Evropian.
Sipas Demokracisë Plus, bashkëpunimi i vendeve të rajonit në nisma të ndryshme rajonale duhet të bëhet në koordinim me BE-në.
Në kuadër të Procesit të Berlinit, janë mbajtur edhe disa samite të tjera në përmbushje të zotimeve që janë marrë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.
-
Hoti: Kosovës i duhet strategji nacionale dhe konsensus i gjerë për Procesin e Berlinit
-
Kërkohet qasje e re e Kosovës karshi politikës integruese në BE
-
KDI-ja kritikon Kuvendin për vonesa në përmbushje të zotimeve në Procesin e Berlinit
-
Hoti-Kurtit: Nuk ka agjendë më të rëndësishme për Qeverinë se sa Samiti në Tiranë
-
Kosova e Shqipëria të pakoordinuara për Samitin në Tiranë