Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet shtatore për Adem Jasharin në Prishtinë

Dardania Sacra dhe projekti Njekomb.com kërkojnë vendosjen e shtatores së heroit të kombit, Adem Jashari në Prishtinë, e cila tash e 18 vjet i ka munguar kryeqytetit të Kosovës.

Për këtë qëllim ato kanë organizuar edhe një peticion, i cili do t’iu dorëzohet Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës për vendosjen e kësaj shtatoreje, teksa është konsideruar detyrim moral për të nderuar veprën dhe kontributin e familjes Jashari për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.

Dardania Sacra dhe projekti Njëkomb konsiderojnë se mosvendosja e shtatores së heroit të kombit Adem Jashari në kryeqytet është mospërfillje e institucioneve gjegjëse.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës që sa më parë të merret vendimi për vendosjen e shtatores së heroit, Adem Jashari!”, thuhet në kërkesën e Dardania Sacra dhe projektit Njëkomb.

Artikuj të ngjashëm