Këshilltarët e Kuvendit Komunal në Lipjan nga pozita e opozita dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit kanë kërkuar nga Ekzekutivi i Komunës që ta hartojë një rregullore të re që përcakton orarin e punës së veprimtarive afariste-biznesore dhe veprimtarive të tjera në territorin e kësaj komune.
Rreth kësaj çështjeje është debatuar edhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal me qëllim që të mbrohen edhe të drejtat e punëtorëve në sektorin privat. Po ashtu hartimi i një rregulloreje të re ka për qëllim që bizneset dhe punëtorët të pushojnë edhe gjatë ditëve të festave shtetërore dhe gjatë ditëve të diela, shkruan sot “Koha Ditore”.
Fadil Sopa, këshilltar në KK të Lipjanit nga radhët e pozitës (LDK), njëherësh përfaqësues i komunitetit të biznesit në Lipjan, ka thënë se edhe në të kaluarën këtë shqetësim e ka ngritur në Kuvend derisa nuk po respektohen të drejtat e punëtorëve në sektorin privat.
Sopa, njëkohësisht si pronar i një biznesi në Lipjan, ka kërkuar nga Komuna që dita e diel të jetë pushim për sektorin privat ndërkaq marketet e mëdha duhet të punojnë me kujdestari.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Punëtorët e sektorit privat i kërkojnë Komunës së Lipjanit finalizimin e rregullores së orarit të punës
-
Disa biznese në Lipjan kundër që të ndalohet puna të dielave dhe gjatë festave
-
Bizneset në Lipjan kundërshtojnë draft-rregulloren e komunës për të pushuar të dielave
-
Ferizaj kërkon nga bizneset ta respektojnë rregulloren e re për të pushuar të dielën
-
Në Podujevë kërkohet që bizneset të punojnë të dielave me rotacion