Edhe 16 ditë afat kohor i kanë presidenti e kryeministri ta zgjedhin shefin e ri të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Pozita vakante e shefit të AKI-së, pas dorëheqjes së Shpend Maxhunit, sipas Ligjit për AKI-në, duhet të plotësohet brenda 20 ditësh, shkruan sot Koha Ditore.
Burime të gazetës kanë thënë se presidenti Hashim Thaçi do të tentojë ta emërojë shefin e ri të AKI-së para se të krijohet Qeveria e re. Presidenca nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetës.
Megjithatë, partia fituese e zgjedhjeve të fundit, Vetëvendosje, ka thënë se shefi i ri i AKI-së duhet të zgjidhet pas krijimit të Qeverisë së re. Rexhep Selimi nga kjo parti ka deklaruar se nuk do të pranohet asnjë emërim në këtë kohë.
“Duke i ditur procedurat, një qeveri në largim nuk mund të vendosë për këtë pozitë”, ka thënë ai. Ka shtuar se fillimisht publiku do të duhej ta dinte arsyen e vërtetë të dorëheqjes së Maxhunit.
“Ai nuk do të duhej të ishte fare në krye të këtij institucioni ose duhej të dorëhiqej pas skandaleve. Përderisa arsyeja e largimit nuk është bërë e ditur, ne nuk mund ta dimë cila është e vërteta. E nëse prapa arsyeve të tij ose të tjerëve fshihet motivi që të ndërrohet shefi para se të vijë Qeveria e re, atëherë një gjë e tillë nuk do të pranohet”, ka thënë ai. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Ish-zëvendësshefja e AKI-së thotë se ishte shkarkuar vetëm nga pozita dhe se mori rekomandim pozitiv nga institucionet
-
Kryespiunia kosovare drejt SHISH-it
-
Ish-kryespiunët jashtë kontrollit të shtetit
-
Drejtorët e deritashëm të AKI-së, vetëm një çoi mandatin në fund
-
Presidenti e kryeministri shkelin Ligjin për AKI-në