Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për zbardhjen e personave të zhdukur

Foto: Koha

Edhe Kosova do t’i bashkëngjitet shënimit të Ditës Ndërkombëtare për personat e zhdukur.

Më 30 gusht do të marshohet përgjatë shesheve të kryeqytetit tek obelisku për personat e pagjetur, i cili gjendet para objektit të Kuvendit, shkruan sot “Koha Ditore”. Kurse para Teatrit Kombëtar do të vendoset një sofër me 1 mijë e 600 lugë, si simbolikë për numrin e të pagjeturve.

Kjo është bërë e ditur nga Këshilli organizativ për shënimin e 30 gushtit, të premten në një konferencë për media ku u tregua për aktivitetet që do të organizohen në këtë ditë.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Jahja Lluka, i cili është edhe mbajtës i dosjes së personave të pagjetur, bëri të ditur se këtë vit kjo ditë do të shënohet më ndryshe se herëve të kaluara... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)