Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet pezullimi i “OJQ-së militare” serbe

Një organizate joqeveritare të serbëve të veriut pritet t’i pezullohet veprimtaria, shkaku i një “aktiviteti militar” që e ka zhvilluar gjatë verës së vjetme. Për këtë zhvillim është lëvizur edhe organi i akuzës, shkruan sot Koha Ditore.

Në gushtin e vitit të shkuar, organizata joqeveritare “Aerosoft Club ‘Vukovi’” ka organizuar në malin Koporiçev” të Leposaviqit një lojë aerosofti. Ky sport ka karakter lufte dhe në të gara bëhet për ta eliminuar kundërshtarin. Aktiviteti ishte emërtuar “Operation Fenix – Kosovo 2016”. Pjesëmarrësit mbanin uniforma ushtarake dhe flamurin e Serbisë në krah. Po kështu, edhe armë, për të cilat autoritetet e Kosovës kanë thënë të mos kenë qenë të vërteta.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.