Njëzet vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, rreth 1647 familje janë ende duke pritur përgjigje për të dashurit e tyre që janë zhdukur, derisa shqetësuese mbetet ritmi i ngadalshëm në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Kështu u tha në seancën e dyzetetetë të Grupit Punues për Personat e Zhdukur të mbajtur në Beograd, në lidhje me ngjarjet në Kosovë, ku janë miratuar procedurat për dorëzimin e mbetjeve mortore.
Seanca u kryesua nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) në pjesëmarrje të familjarëve të të zhdukurve dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.
Sipas një komunikate të KNKK, Pasi i vlerësuan aktivitetet që janë zhvilluar që nga seanca e fundit, pjesëmarrësit i diskutuan hapat e ardhshëm që Prishtina dhe Beogradi duhet t’i ndërmarrin gjatë muajve të mbetur të vitit 2018, me shpresë që t’u mundësohet disa familjarëve që të marrin përgjigje për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur.
“Pas 20 viteve, nga 6057 njerëz që KNKK-së i janë raportuar si persona të zhdukur në lidhje me konfliktin e armatosur në Kosovë dhe pasojat e tij, 1647 mbesin ende të zhdukur. Familjarët e tyre jetojnë në paqartësi duke mos ditur se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre dhe duke mos qenë në gjendje t’i varrosin me dinjitet, që t’i shërojnë plagët dhe ta vazhdojnë jetën e tyre”, thuhet në komunikatë.
-
19 vjet pas luftës në Kosovë, mbi 1,600 persona ende mbesin të zhdukur
-
Sot Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, në Kosovë ende janë mbi 1.600 të zhdukur nga lufta e fundit
-
22 vite pas, ende 1,643 persona të zhdukur në Kosovë
-
Në Kosovë ende s'dihet për 1653 të zhdukur gjatë luftës
-
“1,647 të zhdukurit nga lufta në Kosovë, rastet më të vështira për t’u ndriçuar”