Sot, në Gjykatën Themelore në Prizren, qëndroi për vizitë Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe me këtë rast u prit nga kryetari i kësaj gjykate, Ymer Hoxha, njofton kumtesa ministrore, transmeton koha.net.
“Bashkëpunimi ndërinstitucional në sektorin e drejtësisë, i kontribuon njohjes së ndërsjellë me sfidat aktuale dhe procesin për zgjidhjen e tyre”, theksoi Dhurata Hoxha dhe shtoi se përkushtimi i gjithanshëm për fuqizimin e sundimit të ligjit, duhet të jetë mision i çdoditshëm, i çdo niveli institucional në sektorin e drejtësisë.
foli për sistemin e drejtësisë, procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, rëndësinë e procesit nëpër të cilin po kalon vendi duke theksuar se të gjithë duhet të jenë pjesë aktive e rishikimit funksional në ardhje. Përvojat e secilit përgjegjës gjatë zbatimit të ligjit janë të mirëseardhura, theksoi Ministrja, duke evidentuar mangësitë në sistem, si dhe duke kontribuar në evitimin e procedurave të panevojshme, promovimin e debatit dhe mbështetjen e vazhdueshme për nisma ligjore.
“Të gjithë jemi përgjegjës për ngritjen e besimit të qytetarëve në drejtësi”, theksoi Dhurata Hoxha dhe shtoi se kjo komponentë duhet të dëshmohet çdo ditë.
Kryetari i Gjykatës Themelore, Ymer Hoxha, theksoi se vizita thellon komunikimin ndërinstitucional, bashkëpunimin brenda sektorit të drejtësisë, njohjen me të arriturat dhe sfidat e Gjykatës Themelore në Prizren.
Edhe
Hamza: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset
“Gjykata ka zvogëluar dukshëm numrin e lëndëve si civile ashtu edhe penale. Ne kemi arritur standardin e paraparë të nenit 6 të Konventës Ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut për një gjykim të shpejt, të drejtë, të paanshëm dhe të përfunduar në kohë të arsyeshme”, theksoi Ymer Hoxha, kryetari Gjykatës Themelore në Prizren.
Një prej elementeve të rëndësishme në funksionimin e mirë të sektorit të drejtësisë është bashkëpunimi me mediat dhe qytetarët duke shtuar kështu transparencën dhe llogaridhënien si dhe rritjen e kënaqshmërisë dhe besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
-
Haxhiu ministrit të Jashtëm të Shqipërisë: Ju keni qenë zëri ynë kur Kosova nuk kishte zë
-
Funksionalizohet Gjykata Administrative në Kosovë
-
Përcillet me debat zgjedhja e Komisionit të ri për dhënien e Provimit të Jurisprudencës
-
Kryetarja e Gjykatës në Prizren thotë se rreth 13 lëndë disiplinore janë ngritur për gjyqtarët gjatë vitit 2025