Përveç që kishte udhëhequr me Universitetin e Prishtinës dhe Gjykatën Kushtetuese, Enver Hasani ligjëron lëndë për drejtësinë si profesor i rregullt në Fakultetin Juridik.
Pikërisht për shkakun se duke qenë profesor i drejtësisë bëri shkelje të tilla ligjore, po kërkohet përjashtimi i tij nga UP-ja.
Rron Gjinovci nga OJQ “Orca” paralajmëron se pavarësisht se a do të iniciojë Rektorati apo jo ndonjë procedurë të suspendimit, kjo organizatë do ta bëjë një gjë të tillë.
Ndërkaq, Rinor Qehaja thotë se ka edhe raste të tjera kur stafi akademik i UP-së është dënuar nga Gjykatat, ndërsa Rektorati nuk ka ndërmarrë asnjë masë. Kështu, sipas tij, po dëmtohet edhe më shumë imazhi i universitetit.
Pavarësisht kësaj, Hasani thotë se mbi rregulloret e UP-së janë ligjet që në këtë rast janë në anën e tij. Ai thotë se do të ligjërojë aty deri kur vendimi të bëhet i plotfuqishëm.
Gjykata Themelore në Prishtinë, të mërkurën, e dënoi me burg me kusht 1 vit ish-rektorin e UP-së, Enver Hasani, si dhe Albert Rakipin e Hakif Veliun me nga 6 muaj.
-
Senati i UP-së i shqipton masa disiplinore Hasanit, ai ankohet për shkelje
-
Apeli së shpejti vendos për Hasanin
-
Dënimin e Enver Hasanit Gjykata nuk e mbështeti në prova direkte, por në “elemente të bashkëkryerjes”
-
ORCA vlerëson se nuk duhet plotfuqishmëri e aktgjykimit për përjashtim të ish-rektorit Hasani
-
ORCA kërkon t’i ndërkrehet marrëdhënia e punës në Universitet Enver Hasanit