Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet ndërhyrja e Qeverisë për rrezikun nga asbesti

Pos prezencës së madhe të mbeturinave, Komuna e Hanit të Elezit është e mbushur me mbetje të asbestit, material i cili konsiderohet kancerogjen.

Organizata “Let’s do It Kosova”, ka pastruar mbeturina rreth kufirit në këtë komunë, duke thënë se është momenti i fundit që të bëhet diçka për shëndetin e këtyre banorëve, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shqetësues, sipas kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, është fakti se materialet prej asbestit janë ende në funksion.

Suma thotë se sasia e mbetjeve të asbestit vazhdon të jetë tejet e madhe, por që kërkesat e tyre nuk po merren parasysh nga Qeveria.

Ndonëse kjo komunë i ka larguar nga përdorimi gypat e ujësjellësit me këtë material, ka shumë të tjera që ende vazhdojnë t’i përdorin ato.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka thënë se tashmë është ndarë buxhet dhe premton se këtë çështje do ta marrin më seriozisht.

Për prezencën e madhe të këtij materiali pati reaguar edhe Avokati i Popullit, duke konstatuar se mosndërmarrja e asnjë aktiviteti sensibilizues për vetëdijesimin dhe informimin e publikut për rrezikun që kanë materialet me përmbajtje asbesti, tregon dështimin dhe neglizhencën e autoriteteve kompetente për mbrojtjen e shëndetit të njeriut.

Gypat e azbestit janë përdorur në ujësjellës gjatë viteve 1930-1950.

Edhe Instituti i Shëndetit Publik kishte konstatuar se fibrat e amiantit janë kancerogjenë dhe janë lehtësisht të transmetueshme në organizëm.