Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asbesti kërcënon shëndetin e banorëve të Hanit të Elezit

Organizata joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi”, nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se banorët e Komunës së Hanit të Elezit po vazhdojnë të sëmuren nga mbetjet e asbestit, megjithëse përgjatë lumit Lepec janë investuar qindra e mijëra euro.

“Sipas një raporti të hartuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, që nga viti 2012 e deri në vitin 2017, rastet e sëmundjeve me kancer janë në rritje e sipër. Vetëm për një pjesë të vitit 2017 janë identifikuar 13 raste në një lokalitet me më pak se 5000 banorë, përderisa janë gjithsej 75 raste të identifikuara që nga viti 2012. Asbestoza (tumori në mushkëri si pasojë e ekspozimit ndaj fijeve të asbestit) është kontribuuesi më i madh në këtë mes”, thuhet në komunikatën e kësaj OJQ-je, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tyre, fabrika e asbest çimentos “Salonit” në Han të Elezit, si pjesë e ish-ndërmarrjes “Sharri”, gjatë viteve ‘70 dhe ‘80 ishte prodhues serioz duke arritur që produktet e saj (gypa ujësjellësi/ kanalizimi dhe mbulesa pullazesh për objekte përcjellëse të banimit, industriale, etj.) t’i plasonte brenda edhe jashtë Kosovës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm