Fëmijët në Kosovë nuk i gëzojnë të drejtat e tyre, ata ende përballen me raste të dhunës, trafikimit dhe abuzimit me substanca narkotike, u tha në tryezën e mbajtur të hënën me rastin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.
Në ditën e tyre, fëmijët kanë kërkuar që të miratohet ligji për fëmijët, si dhe të përmirësohen kushtet në arsim, shëndetësi dhe t’u ofrohet më shumë siguri. Gjatë tryezës, ministrat që drejtojnë këto dikastere kanë premtuar se do të punojnë sa më shumë në përmirësimin e kushteve për fëmijët, shkruan sot Koha Ditore.
Dita Universale e Fëmijëve e Kombeve të Bashkuara u themelua në vitin 1954 dhe festohet më 20 nëntor në çdo vit për të promovuar bashkimin ndërkombëtar, ndërgjegjësimin e fëmijëve në mbarë botën dhe përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve.
Më 20 nëntor të vitit 1959 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën e të Drejtave të Fëmijës. Në po të njëjtën datë në vitin 1989, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Konventën për të Drejtat e Fëmijës.
Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të krijojë perspektivë për gjeneratat e reja, ngase, siç tha ai, ajo ka potencial të jashtëzakonshëm, duke përfshirë këtu potencialin njerëzor./ Drenushë Maxhuni
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore
-
Fëmijët shënojnë Ditën e tyre me kërkesa për institucionet
- Deklarata e UNICEF-it në Kosovë për Ditën Botërore të Fëmijëve
-
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve
-
Nagavci: Duhet të punojmë që legjislacioni për të drejtat e fëmijëve të respektohet
-
Shënohet sot Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve