Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet largimi i Natasha Kandiqit e Sonja Biserkos nga Serbia

Në rrjetet sociale është publikuar peticioni me të cilin kërkohet marrja e shtetësisë së Serbisë të aktivisteve joqeveritare Sonja Biserko e Natasha Kandiq, transmeton Koha.net.

Sipas peticionit, njofton “Dnevni zhurnal”, iniciatorët e peticionit thonë se tash e disa vjet, me qëndrimet e veta politike, tek opinioni i gjerë serb, Natasha Kandiq e Sonja Biserko, janë perceptuar si simbole të antiserbizmit e mos durimi te shumica e popullit serb ka arritur kulmin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në peticion, këto aktiviste quhet “fashiste” dhe kërkohet që të largohen nga Serbia. „Qëllimi është që të mbledhim sa më shumë nënshkrime për t’ua marrë shtetësinë këtyre fashisteve dhe për t’i dëbuar ato nga vendi ynë”, shkruan në faqen online të peticionit.

Natasha Kandiq e Sonja Biserko janë aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Kandiq është e njohur me luftën e saj për zbardhjen e krimeve të Serbisë kundër popullatës civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë.