Shaip Canhasit, 85-vjeçar, sot nuk i kujtohet asnjë prej fytyrave të personave që kishin hyrë në banesën e tij, në Lagjen e Ibrit – në Mitrovicën e atëhershme ende një qytet.
Përveçqë ishin serbë që të gjithë, 20 vjet më parë, atij i ishte kujtuar njëri prej tyre, pasi banonte fare pranë banesës së tij, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbrëmjen e 3 shkurtit të vitit 2000, gruaja e tij, Remzije Canhasi, kishte mbetur e vdekur në vend nga plumbat që kishin ardhur nga jashtë, para se një grup prej afër 10 personash të futeshin në banesën e tij.
Diku ende e ka një copë shpresë, që për këtë krim dikush do të japë përgjegjësi para drejtësisë.
Remzie Canhasi ishte një prej 10 viktimave të 3 e 4 shkurtit, ku mbetën edhe 25 shqiptarë të plagosur e nga shtëpitë e tyre u dëbuan edhe mbi 1500 familje.
E gjitha kishte ndodhur përderisa për sigurinë në veri kujdeseshin KFOR-i francez dhe Policia e UNMIK-ut.
Dhe këtë nuk ka lënë pa e përmnedur Halit Berani, drejtues i qendrës së Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Mitrovicë, tek e mori fjalën në 20-vjetorin e kësaj ngjarjeje tragjike.
Drejtësi për viktimat e jo hakmarrje ka kërkuar edhe kryeministri Albin Kurti, që mori pjesë në këtë përvjetor.
E kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, i ka kërkuar ndihmë kryeministrit Kurti për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në pjesën veriore dhe kthimin e tyre.
Fjalën para të pranishmëve, me shumë emocione, e mori edhe Gani Xhaka, të cilit i ishte vrarë gruaja dhe i ishte plagosur vajza, dhe ka treguar për vështirësitë pasi ishin dëbuar nga vendbanimet e tyre.
Kryetari Agim Bahtiri është zotuar se Xhakës, Komuna do t’ia ndërtojë një shtëpi, zotim që ishte bërë edhe nga qeverisja komunale para tij.
Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ishin gjykuar 5 persona për krime lufte, përfshirë edhe ngjarjet e shkurtit të vitit 2000, mes tyre edhe Oliver Ivanoviq, por asnjëri prej tyre nuk ishte shpallur fajtor.