Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka prezantuar hulumtimin me titull “Hulumtim politikash: Ligji mbi Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij”. Përmes këtij publikimi është analizuar Ligji për Shërbimin e Jashtëm në dy nivele: në aspektin përmbajtjesor dhe zbatimin në praktikë.
Aty u tha se politizimi ka luajtur rol në themelimin e misioneve diplomatike të Kosovës, duke u rekomanduar reforma në legjislacion, në politika, reforma në rikonstrukturim të brendshëm të Ministrisë, reforma në sistemin e pagave, si dhe përcaktimi i baras vlefshmërisë së gradave.
Drejtoresha e këtij instituti, Leonora Kryeziu tha se kjo temë është shumë e kritikuar, duke thënë se raporti në fjalë nxjerr në pah sfidat në këtë fushë, pas një hulumtimi 6 mujor.
Butrint Berisha nga ky institut prezantoi gjetjet e raportit, duke thënë se kjo punë është bërë me qëllim të përmirësimit të politikave të jashtme, që është integrimi i plotë i Kosovës në bashkësinë evropiane, transmeton kp.
Raporti gjen se një mangësi e madhe është se në procesin e kësaj kornize, misionet janë të përjashtuara, kështu edhe është vështirësuar vlerësimi i punës së misioneve diplomatike.
Valdet Sadiku nga Ministria e Punëve të Jashtme, u shpreh se rekomandimet dhe sugjerimet e marra janë kuptimplota, duke thënë se kritikat e adresuara janë duke u adresuar me seriozitet brenda ministrisë.
Edhe
Çitaku: Kosova po izolohet e Serbia po thellon partneritetin strategjik me SHBA-në
Ndër kritikat që Berisha dha ishte se ambasadat dhe konsullatat e përgjithshme Kosova i ka themeluar në qytet të njëjta, gjë e cila nuk praktikohet zakonisht.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e cila foli në cilësinë e anëtares së Komisionit për Punë të jashtme, ka thënë se ky komision veçse ka identifikuar të metat që raporti përmend mbi politikën e jashtme kosovare.
Pacolli si problem kryesor përmendi se Ministria nuk jep informacionet e duhur për hartim të hulumtimeve, dhe përmirësim të ligjeve, gjë që e quajti si të papranueshme
- Politika e jashtme e Kosovës: mes retorikës dhe improvizimit
-
Alijaj: Shërbyesit fetarë duhet t’i shërbejnë publikut, jo partive
-
Palatova: Progresi i Kosovës në lirinë e medias të ruhet nga zyrtarët publikë dhe establishmenti politik
-
Raporti i ekspertëve të BE-së përmend dy shqetësime mbi integritetin e zgjedhjeve në Kosovë