Thirrja për një kryengritje të armatosur nuk është qëndrim politik, por është një krim i rëndë, tha ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, në përgjigje të udhëheqësit të “Dverit”, Boshko Obradoviq, i cili përmes një shkrimi në Twitter bëri thirrje për arrestimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
“Të kërkohet gjakderdhje dhe të ftohet ushtria e policia për të luftuar kundër vendit të tyre, dhe nga qytetarët e Serbisë, nuk është politikë, por një goditje ndaj Serbisë dhe paqes së saj”, tha Vulin, transmeton KsP.
Obradoviqi të shtunën i bëri thirrje ushtrisë dhe policisë serbe për të arrestuar Aleksandar Vuçiqin për shkak të deklaratës se “është për ridefinim të kufijve me Kosovën”.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiq e quan “terrorist” sulmin para parlamentit serb
-
Kurti flet për arrestimin e Popoviqit, e akuzon Serbinë për nxitje të tensioneve
-
Vuçiqi vlerëson forcën policore dhe bën thirrje për arrestime pas protestave në Beograd
-
Shkaku i qëndrimeve për Kosovën, Serbia e trajton si tradhtar Sanduloviqin
-
Bogdanoviq pas lirimit të Radoiçiqit, kërkon nga Kosova të garantojë sigurinë e serbëve në veri